Çerkezi: Të mbyllen sa më shpejt shkollat gyleniste në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka thënë se duhet të mbyllen shkollat turke në Kosovë, duke u lidhur me rastin e arrestimit dhe depërtimit të gjashtë shtetasve turq.

“Për mendimin tim duhet t’u ndërpritet puna këtyre institucioneve arsimore. Për shumë arsye dhe sa më shpejt, pavarësisht nga mënyra”, ka thënë Çerkezi, njofton Klan Kosova.

“Ato sot janë atraktive për nxënësit në Kosovë sepse shkollën tonë e kemi të dobët, por që në to ka ideologji politike-fetare”.

“Nuk kemi nevojë që neve politikën të na e bëjnë as turqit, as amerikanët, as arabët, as anglezët, por duhet ta bëjmë ne. Kosova nuk ka nevojë të bijë pre e këtyre skenarëve, as të jemi tifozë të Taipit, ose të Gylenit. Problemet e tyre ata duhet t’i zgjidhin në Turqi. Ne duhet të shohim hallet tona. Duhet të jenë në vëzhgim të plotë. Përplasjet idelolgjike brenda Turqisë, duhet të shihen në raport diplomatik.

Çerkezi ka treguar se dy fëmijët e tij kanë studiuar në këto shkolla në Kosovë, duke treguar se njeh lëvizjet që bëhen aty. Pra sipas tij ato janë institucione me ideologji politike dhe fetare./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi