TEKNOLOGJI

Celularët më të mirë të 2018 dhe çmimet

Spread the love

Lista e vitit 2018 për celularët më të mirë ka të paktën tre modele që shiten për më shumë se 1000 dollarë.

Për fat të mirë, çmimi i lartë nuk do të thotë patjetër që janë telefonat më të mirë.

Ka disa telefona që shiten me më pak se 1000 dollarë, dhe që janë mjaft të mirë.

Black Berry Key2, 650 dollarë. Ky është telefoni më unik, për shkak se ka ende tastierë me butona konkretë.

Motorola Moto Z3, 480 dollarë, është telefon mjaft i mirë, të cilit mund t’i shtohen pjesë e të bëhet edhe me rrjet 5G, falë Moto Mod.

Moto G6 Plus, 250 dollarë. Ky telefon nuk lë pa bërë asgjë që duhet të bëjë një smartfon, dhe me një çmim më të vogël se të shtrenjtët.

iPhone-7 janë dy vite të vjetër tashmë, por cilësia mbetet shumë e lartë. Tani që e kanë çmimin më të ulët, 450 dollarë dhe 570 për “Plus”, ia vlen t’u hidhni një sy.

Samsung Galaxy S8 dhe S8 plus, 600 dhe 690 dollarë, mund të quhen “të vjetër” ngaqë në treg ka dalë S9, por cilësia mbetet shumë e lartë./Top Channel/

Related posts

Plani i ri i Tesla-s mund ta bëjë Elon Musk-un më të pasurin në planet

dritatv

Telefonat celularë dhe rreziku i kancerit, cila është e vërteta

dritatv

Shtatë telefonat më të pëlqyer të vitit 2018!

dritatv

Leave a Comment