Çavusoglu: Turqia nuk ka problem me Gjermaninë, por problemi qëndron tek pala tjetër

Kryediplomati i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se në vitin në vijim pret përmirësimin e marrëdhënieve në mes Turqisë dhe Gjermanisë duke shtuar se Turqia nuk ka problem me Gjermaninë, por se problemi qëndron tek pala tjetër dhe se nuk lëshon asnjë rast për të sulmuar Turqinë.

Në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, ministri i Jashtëm turk Çavusoglu shprehu bindjen se si Ankaraja, ashtu edhe Berlini janë të gatshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi dialogun e mirë me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel.

“Nga ana jonë nuk shohim kurrfarë krize, por nga ana tjetër ekziston një trend i rrezikshëm të tentimit për shpifje ndaj Turqisë dhe Presidentit të saj Erdoğan. Kjo nuk sjellë kurrfarë të mire, e as që e shqetëson presidentin turk, por dëmton marrëdhëniet tona dypalëshe. Kështu shkaktohet urrejtje nga të dyja anët”, ka thënë Çavusoglu.

I pyetur për të komentuar rastin e arrestimit dhe gjykimit të gazetarit gjerman në Turqi, Çavusoglu tha se si përfaqësues i autoriteve vendimmarrëse nuk komenton vendimet dhe punën e gjyqësorit dhe se nuk shkakton problem edhe rreth asaj se në burgjet gjermane ka rreth 2000 turq.

“Nuk jam dhe unë i kanqur se ende nuk është ngritur aktpadi kundër të arrestuarit Deniz Yucel, por nga gjyqësori thonë se rasti është i komplikuar dhe se hetimet zgjasin më shumë. Ai ngarkohet për akuza të rënda dhe që nga viti 2015 nuk ka akreditim gazetaresk në Turqi. Nuk është arrestuar si gazetar, por kushdo që arrestohet apo përballet me probleme në Turqi, në të njejtën kohë në Gjermani shpallen heronj. Gjermania nuk është mbrojtësi më i madh i të drejtave të njeriut në botë dhe mund t’u ofroj mijëra shembuj të shkeljes së të drejtave të njeriut në Gjermani”, theksoi Çavusoglu.

Duke komentuar sugjerimet e autoriteteve gjermane për turistët që për destinacion kanë zgjedhur Turqinë, Çavusoglu potencoi se edhe zgjedhjet e fundit ishin një tregues për rritjen enorme të popullaritetit të rrymave politike radikale në Gjermani.

“Gjermania duhet të kuptojë se në çdo hap pozitiv të saj Turqia do t’i bëjë dy të tilla, jo pse është më e dobët, por për shkak se këtë e duam. Poashtu, çdo kërcënimi që vjen nga Gjermania, Turqia do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate”, porositi Çavusoglu.

Ai theksoi se Bashkimi Europian duhet të sjellë vendim të prerë nëse dëshiron Turqinë si anëtare të plotë. Çavusoglu tha se shumica e Unionit është për dhe se Gjermania, Austria dhe Danimarka përbëjnë pakicën që kundërshton këtë.

Ministri turk përsëriti se bashkëpunimin me Rusinë, Turqia nuk e shef si alternativë të BE-së por se Ankaraja udhëheq një politikë të zhvillimit të marrëdhënieve të mira me të gjithë ata që dëshirojnë të njëjtën.

Duke theksuar se Turqia po kalon në një periudhë të vështirë pas tentimit të dështuar të grusht shtetit ushtarak, Çavusoglu tha se gjendja e jashtëzakonshme në Turqi do të hiqet kur të plotësohen kushtet për një gjë të tillë, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme ka të bëjë vetëm me luftën kundër organizatave terroriste.

Ai po ashtu tha se agjencia gjermane e inteligjencës BND është njohur dhe ka fakte se tentimi i grusht shtetit në Turqi është vepër e organizatës terroriste FETO./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi