Çavusoglu takon homologun rus Lavrov

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është takuar me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Singapor.

Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që mbahet në Singapor.

Sipas burimeve diplomatike, krahas fushave të bashkëpunimit dypalësh, dy ministrat kanë diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet rajonale me në krye Sirinë.

Në kuadër të takimit të ASEAN-it, Çavusoglu dje zhvilloi takim dypalësh me ministren e Jashtme të Indonezisë Retno Marsudi, ndërsa sot me homologun japonez Taro Kono dhe atë iranian Xhevad Zarif./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi