Çavusoglu takon homologun amerikan Pompeo

 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, takoi në Singapor Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Takimi dypalësh u zhvillua në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Para takimit të sotëm, dy shefat e diplomacive fillimisht biseduan përmes telefonit më 1 gusht pas kërkesës së palës amerikane, ndërsa në 15 ditët e fundit, Çavuşoğlu dhe Pompeo kanë zhvilluar katër biseda telefonike.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, Çavuşoğlu tha se takimi me homologun amerikan Pompeo ka kaluar në mënyrë konstruktive dhe se Ankaraja dhe Washingtoni do të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen e problemeve.

Ai tha se midis vendeve mund të ketë probleme, megjithatë ai theksoi se Turqia gjithmonë dëshiron t’i zgjidhë këto çështje nëpërmjet diplomacisë, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

“Ne thamë nga fillimi se me gjuhë kërcënuese dhe sanksione nuk arrihet asnjë rezultat dhe këtë e përsëritëm edhe sot”, tha Çavuşoğlu.

“Natyrisht, nuk mund të pritet zgjidhja e këtyre krizave në një takim të vetëm. Megjithatë, ne ramë dakord të punojmë së afërmi në bashkëpunim dhe dialog edhe në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.

Në takim janë vlerësuar edhe hapat që mund të hidhen për udhërrëfyesin e Munbixhit të arritur mes dy shteteve, një grup punues në lidhje me PKK-në dhe lidhur me çështjen e Idlibit, në mënyrë për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, në të njëjtën kohë duke i zgjidhur problemet, njoftoi Çavuşoğlu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi