Çavusoglu: Nga KiE presim qëndrim të paanshëm dhe konstruktiv

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se nga Këshilli i Evropës (KiE) presin një qëndrim të paanshëm dhe konstruktiv.

Çavusoglu, në fjalën e tij në hapjen e konferencës së Projektit për Mbështetjen e Zbatimit dhe Raportimit të Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Stamboll tha se Turqia, e cila është njëra prej vendeve themeluese të Këshillit të Evropës, ka arritur suksese të rëndësishme dhe është duke i forcuar çdo ditë e më shumë marrëdhëniet e bazuara në interes reciprok.

Duke kujtuar se ata kanë miratuar më shumë se 2 mijë ligje në 20 vitet e fundit në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE), ministri Çavusoglu tha se ata dëshirojnë që mbështetja e Këshillit të Evropës në këtë drejtim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shefi i diplomacisë turke tha se janë gjithmonë të hapur për kritika konstruktive, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne presim që Këshilli i Evropës, veçanërisht krahu parlamentar, të jetë neutral, konstruktiv dhe i lirë nga motivet politike. Ne gjithashtu presim që Këshilli i Evropës të intensifikojë përpjekjet e tij për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive çështjeve aktuale që po fillojnë të trondisin vlerat tona të përbashkëta, siç janë rritja e populizmit, diskriminimi, ksenofobia dhe antislamizmi”.

Ministri Çavusoglu gjithashtu bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë me kontributet e saj për të ruajtur dhe avancuar vlerat e ndërtuara bashkërisht me qëllim forcimin e Këshillit të Evropës.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ministri Reçica punëtorëve dhe punëdhënësve: Respektoni masat e sigurisë!

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar një nga vendpunishtet e ndërtimit të lartë në Prishtinë, për të parë nga afër...

Erdogan: Në Libi, në Mesdheun Lindor po hedhim një hap të ri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në Libi, në Mesdheun Lindor po hedhin një...

Dhurata e fundit për Messin: Një celular floriri prej 4 000 eurosh (Foto)

Një celular prej 4000 eurosh. Kjo është dhurata e fundit e marrë nga Leo Messi nga iDesign Gold. Bëhet fjalë për një iPhone XS të...

Së fundi

Turizmi, dega më e goditur nga pandemia, 100 mijë punonjës rrezikojnë mbijetesën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje të plazheve të boshatisur, pasi sipas tij, shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me...

Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë...

Gjendet trupi i pajetë i një 48-vjeçare në lumin e Vjosës

Shtetasja me inicialet L.M është gjetur e vdekur buzë lumit Vjosë pranë Memaliajt këtë mëngjes. 48 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh...