Çavusoglu: Kemi filluar takimet për udhëtime pa pasaportë me Rusinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se kanë filluar takime për ardhjen e rusëve në Turqi me karta identiteti, pa pasaporta.

Çavusoğglu gjatë një fjalimi në qytetin Antalya tha se Ministria e Jashtme po punon së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se derisa zhvillohen marrëdhëniet ekonomike një nga prioritetet e politikës së jashtme janë rritja cilësisë, shumëllojshmëria dhe numri i turistëve që vijnë në Turqi.

Ai potencoi përpjekjet e bëra për heqjen e vizave, duke shtuar se për shkak të sigurisë aplikojnë viza për disa vende, por se kanë dhënë autorizim që të jepen viza turistike C1 për kompanitë e mëdha në këto vende.

Në lidhje me punimet për vizat, Çavusoglu tha se “Kemi vendosur në zbatim aplikimet elektronike për viza të cilat mund të merren nëpërmjet telefonëve, kompjuterëve apo tabletëve. Kemi filluar të heqim parakushtet për disa vende, si Kina, India dhe në 14 rajone atje kemi hapur zyra për viza”.

Çavusoglu tha se me disa vende si Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia udhëtimet janë pa pasaportë. “Dy vite pasi kaluam në udhëtimet pa pasaporta numri i turistëve të ardhur nga Ukraina në Turqi u rrit me 100 për qind, nga 700 mijë në 1.4 milionë. Edhe me Rusinë patëm filluar negociatat e udhëtimit pa pasaporta para ngjarjes me rrëzimin e avionit. Ku fatkeqësisht më pas u vendosën aplikimet e vizave, të cilat dalëngadalë po i heqim”.

“Qëllimi ynë është që pas heqjes së vizave të fillojmë udhëtimet pa pasaportë. Kemi filluar takimet tona për ardhjen e rusëve në Turqi me karta identiteti, pa pasaporta. Më 28 mars në Antalya do të vijë ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. Ne këto detaje do t’i diskutojmë në Antalya. Më 8 prill së bashku do të shkojmë në Moskë, ku do të zhvillojmë takimin dypalësh për Këshillin e bashkëpunimit strategjik të nivelit të lartë por edhe hapjen, fillimin e vitit të kulturës dhe turizmit me Rusinë”, tha Çavusoglu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi