Çavusoglu: Jemi afër marrëveshjes për çështjen e Komitetit Kushtetues në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se “Jemi afër marrëveshjes për çështjen e Komitetit Kushtetues në Siri”.

Ministri Çavusoglu në një takim në Stamboll ka pritur kryetarin e Komitetit të Lartë të Negociatave i përbërë nga opozitarët sirianë, Nasır Hariri.

Lidhur me takimin në një postim nga llogaria në Twitter, Çavusoglu tha se, “Sulmet e regjimit në Siri janë shkelje e hapur e Marrëveshjes së Soçit dhe në kundërshtim me frymën e Astana-s. Jemi afër marrëveshjes për çështjen e Komitetit Kushtetues”.

Regjimi në Siri vazhdon sulmet me ndihmën e mbështetësve të tij, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018 në Soçi.

Sulmet u intensifikuan gjatë takimit të 12-të, i cili u mbajt më 25-26 prill në kryeqytetin e Kazakistanit Nur Sultan mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Ndërkohë regjimi vazhdon sulmet me të njëjtin intensitet në dy javët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi