Çavusoglu dhe Zarif diskutojnë për komitetin kushtetues në Siri

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka diskutuar për Këshillin kushtetues në Siri me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, thonë burime diplomatike.

Burimet thonë se gjatë një bisede telefonike, dy kryediplomatët gjithashtu kanë diskutuar edhe për takimin në Astana.

Procesi i paqes në Astana, që synon t’i japë fund konfliktit në Siri, u nis në janar të vitit 2017 nga Turqia dhe aleatët e regjimit, Rusia dhe Irani.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë zhvendosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi