Carlo Ancelotti refuzon kombëtaren e Italisë

Trajneri me përvojë Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën për të drejtuar kombëtaren italiane të futbollit.

Gazetat “Corriere dello Sport” dhe “Gazzetta dello Sport” lajmërojnë se Ancelotti dje njofoti Federatën e Futbollit të Italisë se nuk është i interesuar për pozitën e trajnerit të “azurëve”.

Ancelotti është pa punë që nga shtatori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga Bayerni i Munyhut pas disfatës prej 0:3 nga Paris Saint – German në Ligën e Kampionëve.

Më herët mediat italiane lajmëruan se Ancelotti të hënën mbrëma në Romë ka patur takim me Roberto Fabbricine, komisarin e Federatës së Futbollit të Italisë dhe zëvendësin e tij Alessandro Costacurto. Mediat theksuan se takimi zgjati një orë duke diskutuar për shumë detaje, para se gjithash për njerëzit që do të punonin në stafin teknik të Ancelottit.

Italia është pa një zgjidhje të përhershme në panikën e Italisë që nga nëntori i vitit të kaluar kur pas dështimit në barazhin për Kampionatin Botëror 2018 u shkarkua Gian Piero Ventura. Si zgjidhje e përkohshme është emëruar Luigi Di Buagio, trajneri aktual i kombëtares junior të Italisë.

Përveç Ancelotti-t, në listën e kandidatëve eventual për trajner të Italisë gjenden edhe Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Claudio Ranieri./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi