Carla Del Ponte: Kosova një pikëpyetje, Haradinaj nuk e meriton postin e kryeministrit

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë ekskluzive për Ora News shprehet se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Carla Del Ponte: Nga lufta ballkanike gjykata ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë mundi që 160 përgjegjës të lartë politikë e ushtarak, jo nga ata që kanë kryer krimet, por nga ata që janë ulur në tavolinë dhe që kanë organizuar kanë vendosur, kanë planifikuar krimet. Por janë edhe ata që kanë kryer këto krime, ndaj të cilëve duhet të merret sistemi kombëtar. Duhet thënë se ka mjaft për të bërë në këtë drejtim, pra nuk jemi në një nivel ideal. Nuk e di se çfarë po ndodh tani në Bosnjë-Hercegovinë apo në Serbi, por mendoj se ka ende për të punuar. Të shohim!

Carla Del Ponte vë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Carla Del Ponte: Dua të them që Haradinaj nuk meriton këtë funksion që meriton sot. Ai është dënuar nga Gjykata e Hagës, e për fat të keq Gjykata e Apelit e la të lirë. Por unë nuk isha më kryeprokurore. Është gjë e rëndë kur sheh se ai është dënuar në shkallë të parë, por Kosova është një gjë e jashtëzakonshme tashmë. Kosova është privilegjuar me njohjen e saj si shtet që sipas meje ka qenë mjaft i nxituar. Gjithashu kur ne nisëm hetimet tona patëm një vështirësi të madhe, pasi askush nuk donte që ne të bënim këto hetime. Në Kosovë duhet parë ende se çfarë po bëhet dhe për mua Kosova është ende një pikëpyetje.

Po kush janë sot të pandëshkueshmit e mëdhenj?

Carla Del Ponte: Të padënueshmit më të mëdhenj sot nuk mund t’i them se as nuk di, por di që të Padënueshmit e librit tim e të Padënueshmit sot në Siri, duke u nisur nga presidneti Asad e të gjithë përgjegjësit e tjerë politikë e ushtarakë të regjimit të Asadit, e të gjitha krimet e kryera nga grupet terroriste, nga grupe rebele e nga grupet e opozitës. Komisioni ynë i hetimit ka identifikuar se si nga njëra anë tek tjera kryhen çdo ditë krime e nuk ka drejtësi në Siri.

Një nga akuzat më të rënda të bëra gjatë punë së saj si kryeprokrurore e krimeve në ish-Jugosllavi është e famshmja shtëpia e verdhë në fshatin Gurrë e Madhe në Burrel ku sipas Carla Del Ponte ishte një klinikë klandestine e përdorur për të transplantuar organet e reth 300 civilëve serbë të rrëmbyer nga UÇK.

Carla del Ponte: Oh.. te mos flasim për atë shtëpi të verdhë. Në atë shtëpi të verdhë tentuam të bëjmë një hetim, por nuk ja dolëm dot ta bënim. Më pas doli raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës që konfirmoi gjithçka. E tani ka një Gjykatë të Kosovës, e nuk kam dëgjuar se ka bërë gjë e kam dyshime se do të arrijë të zbardhë këtë ngjarje. Atëherë sa më takon, nuk na lejuan të bëjmë këtë hetim e nuk mundëm ta bëjmë këtë hetim, prandaj dhe unë e kam rrëfyer faktin në librin tim të parë “Gjuetia, Unë dhe kriminelët e luftës.” Të shohim e ç’do ndodhi, Por për eksperiencën time të punës di se sa më shumë kohë kalon aq më pak arrihet të zbardhet çështja.

Në botën e sotme ekziston pandëkshkueshmëri pasi nuk ka vetëdije, nuk ka drejtësia ose ekziston pafuqia për ta kryer atë?

Carla Del Ponte: Sot ekziston pandëshkueshmëria pasi mungon vullneti politik. Drejtësi Ndërkombëtare ka, ekziston e do të vazhdojë të ekzistojë. Drejtësia për viktimat do të ketë nëse ka vullnet politik të vendeve e veçanërisht vullneti politik të Këshillit të Sigurisë së OKB./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi