TEKNOLOGJI

Canalys: 5G kalon çdo kufi shitjeje, në 2023 tejkalon 4G

Spread the love

 

Gjatë pesë viteve të ardhshme do të kemi 1,9 miliardë smartfonë të shitur në përputhje me rrjetet e reja të gjeneratës 5G.

Analistët në Canalys parashikojnë se në fund të vitit 2023 rrjeti 5G do të tejkalojë atë 4G.

Në 2023 furnizimet botërore të smartfonëve 5G do të arrijnë në 800 milionë ose 51,4% të totalit të parashikuar.

Tregu i parë, me 263 milionë pajisje të tilla, do të jetë Kina, ku 5G do të ketë miratimin më të shpejtë “në sajë të udhërrëfyesit të fortë teknologjik të vendosur nga qeveria dhe aftësitë financiare të operatorëve, të cilët këtë vit do të investojnë në 5G pesë miliardë dollarë.

Përveç kësaj, duhet shtuar fakti se Kina është shtëpia e disa prodhuesve të telefonave dhe pajisjeve të rrjetit celular, duke filluar me Huawei dhe Zte, të cilat kanë një ndikim pozitiv në ekonominë e saj.

Gjithashtu, në vitin 2023, shpërndarjet e smartfonë 5G do të arrijnë në 145 milionë njësi në Amerikën e Veriut, 135 milionë në Azi-Paqësor dhe 123 milionë në Evropë.

 

Related posts

Risi në Japoni, nis për herë të parë transmetimi 8K (Super High Definition)

dritatv

Johan Cruyff i bashkohet legjendave të PES

dritatv

Makinat që do të sjellë Ford gjatë 2019-ës (Foto)

dritatv

Leave a Comment