Caktohet data e dasmës së Princit Harry me Meghan Markle

Dasma e Princit Harry me aktoren Meghan Markle do të zhvillohet më 19 maj të vitit të ardhshëm. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga pallati mbretëror “Kensington Palace”.

Çifti konfirmoi fejesën e tyre muajin e kaluar dhe thanë se ceremonia do të zhvillohej në kishën “St George” të Kështjellës “Windsor”.

Familja mbretërore britanike do të heqë të gjitha shpenzimet për dasmën, përfshi shërbesën kishtare, muzikën, lulet dhe ceremoninë e pritjes.

Markle, një 36-vjeçare protestante, pritet të pagëzohet në Kishën e Anglisë, gjë që do të bëhet përpara dasmës.

Princi dhe aktorja Markle zhvilluan angazhimet e para zyrtare pas fejese në Nottingham, më 1 dhjetor./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi