Cakaj: Vendimi i Këshillit pozitiv, asnjë kusht shtesë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse vendimi i Këshillit në Luksemburg ishte për Shqipërinë pozitiv e i rëndësishëm. Ai tha se nuk ka asnjë kusht shtesë.

“Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore: E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike”, shprehet Cakaj.

Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave procedurale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.

“Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor”, shkruan Cakaj.

Ministri në Detyrë Cakaj thekson se Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Turqia pret nga Gjermania të veprojë në përputhje me frymën e aleancës”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i bëri thirrje Gjermanisë të veprojë në përputhje me "frymën...

Pjetri mesazh Ademit: Liro zyrën, mos kërko ndërhyrje nga SHBA-BE!

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës,...

Denoncimi i Nuhut, Paloka: Heshtja e Edi Ramës, pjesë e skenarit mafioz

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se “heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...