Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke dhe mësohet se kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

Mësohet gjithashtu se MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë, e cila është vajza e ish- ministrit të ndjerë të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi