Caka: Opozita iu ka hapur sytë qytetarëve, në shtator zhvillime

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka qenë sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 për të folur për situatën politike. Ajo paralajmëroi për një shtator me zhvillime të shumta dhe një aksion opozitar në përputhje me vendimet e maxhorancës. Caka tha se opozita me protestat e saj iu ka hapur sytë qytetarëve për çfarë po ndodh në vend.

Sa i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve ndaj bojkotit të opozitës, Caka tha se ka qenë një vendim i nxitur nga një situatë jo normale.

“Faktori ndërkombëtar ka patur një kritikë lidhur me bojkotimin e institucioneve që opozita ka bërë që nga shkurti. Ne i kemi mirëkuptuar por jemi përpjekur të shpjegojmë se ky ishte një vendim i nxitur nga një situatë jo normale. Kjo ka qenë e vetmja pikë kritike lidhur me marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët. Janë ndërkombëtarët që po ndahen në shumë pika me mënyrën si po qeveris Edi Rama”, deklaroi ajo.

Sa i përket marrëdhënieve në opozitë, ajo i cilësoi më se korrekte. Për kryeministrin Edi Rama ajo tha se nuk është ai lloj politikani që largohet për shkak të ndërgjegjes së qytetarëve.
“Ka pasur lloj-lloj skandalesh. Ka një mungesë të jashtëzakonshme përgjegjshmërie dhe ndjeshmërie. Nuk mund të themi që protestat nuk e kanë rrëzuar Edi Ramën, kanë filluar rrëzimin e Edi Ramës. Ka qenë opozita shqiptare që i ka krijuar qytetarëve shqiptarë solidarizimin me kauzën e saj dhe iu ka hapur sytë shqiptarëve se çfarë po ndodh.
Shtatori do të rifillojë protestat pa diskutim. Kur themi protesta iu referohemi atyre të mëdha, por protesta ka çdo ditë. Edhe mos vajtja me pushime dhe lënia e plazheve bosh është një lloj proteste. Pa diskutim shtatori do ketë zhvillime të reja. Do vijojnë takimet me qytetarët shqiptarë, mbledhja e mesazheve të tyre dhe amplifikimi me të gjithë shqiptarët. Siç kemi qenë me protesta patjetër do ketë. Elementë të rinj do ketë në varësi të zhvillimeve”, u shpreh Caka.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Rama: Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë…

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka karakterizuar “historike dhe tradicionale” marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë të shkurtër për drejtorin e Përgjithshëm...

Lumë zjarri pas shpërthimit të vullkanit Kilauea

Shpërthimi i vullkanit Kilauea, i cili ka hedhur hiri gati një milje në ajër, nxiti evakuimin e rreth 10,000 njerëzve. Lava është kapur duke rënë...

Bournemouth merr lojtarin e dytë brenda ditës nga Liverpool

Bournemouth kanë qenë shumë aktiv në fushën e transferimeve. Skuadra nga Premierliga vetëm sot ka transferuar dy lojtarë nga liderët e Liverpool. Pasi transferuan Dominic...

Së fundi

Trump: Në kufirin Turqi-Siri është arritur një sukses i madh

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në kufirin Turqi-Siri është arritur një sukses i madh dhe se...

Biznesi i vogël me taksë të fshehtë, BERZH: Rritja e produktivitetit me rëndësi për ekonominë

    Vështirësitë e biznesit të vogël i ka nënvizuar edhe Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim. Sipas një raporti të BERZH për Ballkanin, ku përfshihet...

Pas Ndriçim Xhepës, Rama nxjerr regjisorin e njohur: Teatri, turp!

Kryeministri Edi Rama vijon të shpërndajë deklarata të artistëve, të cilët mendojnë se godina e Teatrit Kombëtar duhet të shembet. Ditën e sotme, kreu i...