Çaji jeshil, 10 arsyet pse duhet ta pimë patjetër!

Nuk ka rëndësi nëse pihet i ngrohtë apo i ftohtë: efektet e tij pozitive në zemër, kocka, lëkurë apo shëndetin në përgjithësi janë të njëjtat.

Ta konsumosh me limon dhe sheqer, i shton edhe më shumë fuqitë antioksiduese

Nuk ka rëndësi nëse pihet i ngrohtë apo i ftohtë: efektet e tij pozitive në zemër, kocka, lëkurë apo shëndetin në përgjithësi janë të njëjtat. Ta konsumosh me limon dhe sheqer i shton edhe më shumë fuqitë antioksiduese. Falë polifenoleve, nga të cilat përbëhet çaji jeshil, e që mund të shijohet i nxehtë në dimër dhe i ftohtë në verë, është një thesar për shëndetin dhe gjithë organizmin. Nga “fuqitë” kundër plakjes deri te funksioni mbrojtës kundër stresit, deri tek efektet antidepresive dhe antidemencës, ja dhjetë arsye përse duhet ta zgjedhim.

Ndihmë kundër kolesterolit

Sipas një studimi amerikan të publikuar në “Journal of the American Dietetic Association”, çaji jeshil arrin të reduktojë nivelet e kolesterolit të pranishëm në gjak.

Mban peshën nën kontroll

Falë pranisë së një polifenoli të veçantë me fuqi të lartë antioksiduese, ngadalëson shtimin në peshë me 45%. Ky zbulim i publikuar në “Obesity” është bërë nga një grup studiuesish amerikanë. Sipas kërkuesve, efektet pozitive të çajit jeshil dyfishohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara.

Mbron shëndetin e syve

Falë veprimit për të shkatërruar radikalet e lira, katekina, një klasë e veçantë polifenolesh e pranishme te çaji jeshil, i mbron sytë nga stresi i qelizave dhe nga rreziku për të zhvilluar patologji edhe shumë të rënda si glaukoma: sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, në të vërtetë, këta antioksidantë natyralë përthithen nga retina dhe inde të tjera të syrit, duke i mbrojtur për më shumë se 20 orë nga stresi oksidues.

Katër filxhanë

Sa më shumë pi, aq më shumë të pëlqen. Edhe gjendja shpirtërore përfiton nga çaji jeshil. Mjaftojnë katër filxhanë në ditë: ai që e mbështet është një kërkim japonez i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, sipas të cilit efekti antidepresiv funksionon më shumë te personat me moshë të madhe. Merita është e teninës, një aminoacid që favorizon efektin qetësues.

Kundër osteoporozës

Merita edhe këtu i takon epigalokatekinës (ECG), një nga polifenolet e pranishme në të. Çaji jeshil, shpjegon

“Journal of Agricultural and Food Chemistry”, favorizon rritjen kockore deri në 80%, duke parandaluar osteoporozën dhe frakturat.

Lëkurë më elastike

Çaji jeshil ka një fuqi të madhe hidratuese, e barabartë me atë të ujit dhe për më tepër, falë fuqisë antioksidues favorizon, rizgjimin e qelizave, duke kontribuar në riparimin dëmeve të lëkurës pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Arterie të shëndetshme

Një studim i publikuar në “European Journal of Cardiovascular Prevention and Rehabilitation” ka nxjerrë në dukje se çaji jeshil është në gjendje të përmirësojë elasticitetin e mureve të artereve, duke kontribuuar në një mirëfunksionim më të madh të aparatit kardioqarkullues.

Mbron nga fibroza hepatite

Efektet pozitive të çajit jeshil i takojnë edhe mëlçisë. Sipas

“World Journal of Gastroenterology”, konsumi i pijes pengon akumulimin e kolagjenit në mëlçi, duke ndaluar zhvillim e kësaj patologjie.

Truri

Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, dy substanca të nxjerra nga çaji jeshil janë në gjendje të shkatërrojnë në tru akumulimet e proteinës amiloide, përgjegjëse për ngushtimin e enëve të gjakut dhe degradimin cerebral tipik për sëmundje të tilla si Alzheimer apo Parkinson.

Me limon dhe sheqer

 

Një këshillë: për të shfrytëzuar në maksimum efektet e tij pozitive duhet të konsumohet me sheqer dhe limon. Sipas një studimi të publikuar në “Food Research International”, në fakt vitamina C dhe sakarozi rrisin trefish kapacitetin organizmit për të thithur polifenolet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi