Çaji i lëkurës së patateve për qarkullim gjaku dhe gurë në veshka!

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

Ky lëng rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak.

Në lajmin më poshtë do të mësoni si të përdorni lëngun e lëkurave të patateve për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër gurëve në veshka.

Përgatitja e lëngut të lëkurave të patateve dhe përdorimet e tij.

Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë.

Mjafton t’i vendosni lëkurat disa patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

Ky lëng mund të konsumohet si çaj për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe enjtjeve të gjymtyrëve.

Për këtë qëllim, ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy gotave me çaj në ditë.

Lëngun e patateve mund ta përdorni edhe kundër gurëve në veshka

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe më pas futini në një enë të thellë ku duhet t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës.

Sa herë ta konsumoni?

Të nesërmen, hiqini nga uji ndërsa lëngun pijeni tre herë gjatë ditës.

Patatet kanë efekt diuretik që do të thotë se përshpejtojnë nxjerrjen e toksinave nëpërmjet urinës.

Kësisoj ato do të eliminojnë ose parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Lëngun e lëkurave të patates mund ta përdorni në gatime të ndryshme.

Këtu përfshihet: përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë, transmeton mapo. Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

OKB: Në përleshjet në Libi këtë vit janë vrarë mbi 130 civilë

Në përleshjet të cilat këtë vit kanë shpërthyer në Libi, jetën e kanë humbur të paktën 130 civilë, flasin të dhënat e Kombeve të...

Mbi 7,5 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 7.500.341 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në...

Japonia do të zbatojë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Japonia ka njoftuar se do të zbatojë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut. Sipas lajmit të agjencisë "Kyodo" të cilin e bazon mbi deklaratën...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...