Çaji i cili shëron stresin dhe ankthin!

 

Stresi është një sëmundje e cila shkakton mjaft probleme tek njerëzit. Ndoshta në fillim duket si diçka e parëndësishme por është vërtet sëmundje serioze.

Disa studiues kanë arritur në përfundimin se një çaj mund ta parandalojnë atë. Aq më tepër çaji është shumë i shëndetshëm edhe për anë të tjera të trupit.

Çaj qetësues bimor: Cilat bimë?

Në mesin e bimëve që ndihmojnë për të larguar stresin dhe për të qetësuar ankthin, janë lule limoni, livando, murrizi, apo passiflora. Secili prej tyre ka ku më pak e ku më shumë veti relaksuese. Por nëse i keni nervat copë dhe nuk ju zë gjumi çaj qetësues më i mirë bimor është ai i përbërë nga kamomil dhe bli.

Kamomila dhe bliri, është përzierja magjike!

I pari ka qenë konsideruar gjithmonë si ilaç klasik për ankthin. Është një bimë barishtore që rritet zakonisht në Itali dhe në Europë, si në fushat dhe në male. Lulet e tij, të cilat mblidhen dhe thahen janë të njohur për vetitë e tij, për të relaksuar muskujt dhe qetësuar sistemin nervor. Ndërsa pema e blirit përdoret në fitoterapi gjerësisht për efektin “vasodilator” të tyre.

Si ta përgadisni çajin qetësues bimor!

Për të përgatitur këtë çaj qetësues duhen vetëm 5 gram kamomil dhe 5 gram bli. Derdhni ujë të nxehtë mbi lulet e thata dhe lëreni për 10 minuta. Nuk është e nevojshme që të shtoni sheqer. Nëqoftëse ju dëshironi, mund ta ëmbëlsoni atë me një lugë gjelle mjaltë. Ideale është ta pini çajin qetësues në mbrëmje, pak para se të shkoni në shtrat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi