Bytyqi pyet Eminin: A ke menduar se me këto deklarime të pa vërteta mund t’ia prishësh familjen dikujt?

Përfaqësues i Partisë Fjala, Bedri Bytyqi, në përballje me gazetari Parim Olluri, ka thënë se këto deklarime të profesor Eminit duhet injoruar e jo me faktorizua me bërë lajm, sepse këto janë tendencioze dhe tek ne është një luftë e hapur ndaj BIK-ut.

Prokuroria duhet tlë merret me deklarimet e profesorit , Emini, për ta zbardhur të vërtetën, sepse në këto deklarime duhet kemi parasysh se  dikush nuk po e  thotë të vërtetën. Ai poashtu ka kujtuar profesor Eminit  bazuar edhe në aspektin fetar, se duhet ti ketë  katër dëshmitarë për ti vërtetuar deklarimet e tij lidhur me akuzat për BIK

“Profesor Emini e di shumë mirë se në aspektin fetar ta akuzosh dikë për imoralitet, atëherë duhet të ketë katër dëshmitarë, me dëshmi të sakta dhe nëse nuk e dëshmon saktë atëherë atij personi i humb besimi, dhe në aspektin ligjor, poashtu me ketë duhet të merret prokuroria , dhe derisa prokuroria nuk e vërteton, deklarimet e tilla nuk mund ti marrim të vërteta”, tha Bytyqi, duke shtuar se ajo çfarë deklarohet e nuk dëshmohet, nuk mund ta quajmë të vërtet.

Ai madje ka akuzuar Eminin se këto deklarime tash pas 10 viteve mund të jenë shkak që dikujt ti prishet familja.

Bytyqi,  kërkon nga prokuroria që tëë hetohen, pavarësisht se i quan të pa vërteta deklarimet e Emninit, por  ka një pyetje  për gazetarin Parim Ollurin, nëse ka bërë thirrje  prokurorisë të hetojë me kaq ngul edhe rastet e dysimeve për abuzime seksuale në institucionin Don Bosko./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi