Bylykbashi: Duke nisur nga sot, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat janë antikushtetuese

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore” dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë anti-kushtetuese.

Teksa citon nene të kushtetutës, Bylykbashi shprehet ndër të tjera se, qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore më 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Rimerrni te drejtat tuaja!

Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama. Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ura e Patras në Greqi: njihuni me pagesën e çmendur për të kaluar mbi të

Furia e reagimeve mbi nisjen e aplikimit të një pagese, apo tarife që gabimisht quhet dhe taksë, për kalim në Rrugën e Kombit, këndej...

Mësoni dobitë dhe të këqijat e hudhrës!

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale, për nga aroma e pakëndshme. Por, ajo njëkohësisht është një mike e madhe e mirëqenies...

Serbia po e mban veriun e Kosovës si një “bombë të kurdisur”

Siguria në tërë Kosovën, e në veçanti në pjesën veriore, po cilësohet e ndjeshme pas incidenteve të njëpasnjëshme që u shënuan në dy muajt...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...