Bushati takohet me Kotzias, vlerësohet progresi për çështjen e detit

Në Takimin e Tretë Ndërministror të Selanikut mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ministri Bushati është takuar edhe me homologun e tij grek Nikos Kotzias.

Mësohet se Bushati dhe Kotzias biseduan për ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe Korçë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ata shprehën angazhimin për të vijuar punën me të njëjtin ritëm për zgjidhjen e çështjeve.

Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar sa i përket çështjes së detit.

“Disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë”, tha ministri Bushati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi