• Home
  • LAJME
  • Bushati-Kotzias takohen dy herë në Rodos, palët rezervohen për rezultatet
LAJME

Bushati-Kotzias takohen dy herë në Rodos, palët rezervohen për rezultatet

Burime diplomatike greke, që kanë folur ekskluzivisht për Top Channel, raportojnë se deri mbrëmjen e sotme, mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, janë zhvilluar dy takime në ishullin e Rodosit.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka deklaruar para hyrjes në Konferencën e tretë për Sigurinë dhe Stabilitetin, se është bërë progres thelbësor në shumë çështje që nga takimet e fundit.

Por megjithëse janë zhvilluar brenda 24 orëve dy takime kokë më kokë, mes dy kryediplomatëve nuk dihet ende nëse marrëveshja mund të konsiderohet e përfunduar. Takimi i parë ka zgjatur më shumë se një orë dhe është zhvilluar dje në mbrëmje, kurse i dyti gjatë punimeve të konferencës.

Burime diplomatike greke kanë hedhur poshtë publikimet e ndryshme në mediat e dy vendeve për përfshirjen apo jo të çështjes çame në tryezë, duke i konsideruar të qëllimshme dhe si një pengesë për mbylljen përfundimtare të paketës së çështjeve me Shqipërinë.

Por ato theksojnë gjithashtu se ka vendosmëri nga të dy palët që shumë shpejt të vijë nënshkrimi i marrëveshjes që do u japë fund konflikteve dypalëshe, të trashëguara prej dhjetëra vitesh.

Top Channel

Related posts

Ambasadorja shqiptare në BE, Janina: Presim rekomandimin në prill për negociatat

dritatv

Dialog Kosovë-Serbi, Thaçi e Vuçiç takohen në Bruksel

dritatv

Vëllezërit që braktisën krishtërimin për islamin

dritatv

Leave a Comment