Bushati: Ja pse qeveria ka zgjedhur rrugën e koncesioneve

Ervin Bushati, anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe sekretar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Bushati foli për 14 kontratat koncesionare, duke deklaruar se infrastruktura nuk mund të zhvillohej në Shqipëri me rritjen e borxhit ose të taksave.

“Financat publike janë të lidhura me rritjen e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Trashëguam një shtet pa zhvillim ekonomik dhe pa infrastrukturë. Ose duhet të rrisnim borxhin ose taksat. Të dyja rrugët i kishim të mbyllura”, deklaroi Bushati.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me koncesionet, por mendojmë që me koncesione ka më shumë shpejtësi. Rrugën Elbasan-Tiranë kemi 10 vite që nuk po e mbyllim me investimet e shtetit. Kur e bën shteti, rriten kostot. Shteti nuk ka qenë efikas në ndërtimin e rrugëve të reja. Prandaj kemi zgjedhur koncesionet”, shpjegoi Bushati./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi