Bursa për studentët e Kavajës, kush do të përfitojë dhe ja si do të ndahen!

Në mbledhjen e djeshme Këshilli Bashkiak miratoi në parim listën e studentëve aplikues për bursë.

Sipas informacioneve të dërguara dhe më pas miratuara në këtë këshill bëhet fjalë për gjithsej 68 studentë që kanë aplikuar nga Kavaja të cilët studiojnë në universitete të ndryshme të vendit dhe sipas asaj që tha në këtë mbledhje Përfaqësuesi i Komisionit të Arsimit z.Sulejman Rustemi.

Z. Rustemi në relacionin e tij u shpreh se lajmi i mirë për këtë vit është që të gjithë aplikuesit, 68 studentët do të përfitojnë dhënien e bursës nga fondi I bursave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë konkretisht 16 studentë dhe nga ana e Bashkisë së Kavajës do të mbështeten me bursë 32 studentë të tjerë.

Në këtë relacion z.Rustemi tha se nga 68 studentët që kanë aplikuar dhe fituar të drejtën e marrjes së bursës, 1 student do t’a përfitojë bursën e plotë sepse është pjesë e kategorisë së jetimëve dhe 3 të tjerë si studentë që i përkasin kategorisë së invaliditetit. Për pjesën tjetër aqi tha se të gjithë do të marrin ½ e bursës.

Nga ana tjetër përfaqësuesi I bashkisë tha se I kanë dërguar një shkresë Ministrisë për rritjen e numrit të studentëve përfitues sistemit të bursës.
/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi