Burri i vdiq dhe e la me 4 fëmijë, apeli i dhimbshëm i 28-vjeçares: I gënjej që të harrojnë urinë!

Migena Buzarakaj është vetëm 28-vjeçe, por jeta e ka vendosur përballë një sfide shumë të madhe. Prej tre muajsh tashmë bashkëshorti i ndërroi jetë, duke lënë pas katër fëmijë. Stiven 8 vjeç, Ismete 7 vjeçe Antonio dhe Armina nga 4 vjeç.

Jetojnë në fshatin Frakull të Madhe, Fier në një dhomë të lënë nga xhaxhai i bashkëshortit. Por, në kushte të mjer.ueshme. Ku fëmijët të cilët janë të sëm.urë nga laringu, vuaj.në çdo ditë lagështirën që ndodhet në të gjithë dhomën.

“Tani jam vetëm unë dhe katër fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vde.kur nga një sëm.undje e keqe. Është shumë e vështirë. Këta katër fëmijët, asgjë tjetër nuk ka lënë bashkëshorti pas. Nuk kam as shtëpi, asgjë.

Të rrish te shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur nuk ke ku të fusësh kokën. Kur nuk ke ku të çosh fëmijët. Kjo dhomë është e xhaxhait të burrit.

Unë nuk e kam mundësinë vetë, sado punë të punoj. Kam dalë kështu nëpër sera kush ka, por sa mund të marrësh është me orë pune. Do marrësh një 5 mijë lekësh, por çfarë do bësh më para me atë?

Sikur një dhomë ku të fus kokën, sepse fëmijët unë i kam të sëmu.rë nga laringu. I bëj aparatin në mëngjes dhe në darkë. Ngela dyerve të spitaleve. Para një jave e kisha çupën e shtruar me ftohmë.”

Edhe pse janë shumë të vegjël në moshë dhe kanë të vështirë t’i kuptojnë gjërat, këta fëmijë e dinë që nuk janë si shokët e tyre. Nuk i kanë mundësitë që ata kanë, nuk kanë një çati ku të fusin kokën, e shumë herë nuk kanë as bukë të mbushin barkun.

“Fëmijët thonë, o mami po ne këtu do të rrimë, nuk e durojmë dot këtë lagështirë. Sepse fillon kolla, në mëngjes dhe në darkë e kanë shumë. Po ne kush do të na i bëjë shtëpitë. Më shumë e kanë mendjen ku do të jetojnë, sesa të kërkojnë si fëmijët e tjerë lodra.

Kemi ftohtë. Te dritarja kemi vënë plastmasë se futet shiu brenda. Plastmasa bën zhurmë, këta tremben, po i gënjej ashtu si di vetë. Ça do bëj, do bëhem e fortë për këta.

Ne nuk kemi asgjë në këtë shtëpi. Kërkojnë të hanë, do të bëj mami më vonë, dale se mami tani ka këtë punë në dorë. I gënjej që të harrojnë, se kur nuk kam çfarë t’i jap. Unë fle me dy fëmijët te ky divani këtu.

Shumë ngushtë është, por nuk kemi çfarë bëjmë. Më zbulohet fëmija natën, ngrihem i mbuloj. Kurse ata të mëdhenjtë te divani tjetër. Nuk kam me çfarë t’i mbuloj, ata kanë shumë ftohtë natën, por nuk kam. Ky ishte fati ynë.”

Përkrahja e vetme e Migenës janë gjyshërit e katër fëmijëve, të cilët po ashtu jetojnë në kushte të këqija. Ata mezi ia dalin mbanë me një pension dhe e kanë të vështirë ta ndihmojnë sa për t’i dhënë bukën e gojës çdo ditë.

“Vijnë edhe thonë, o gjyshi na mungon kjo e ajo. Se nuk kanë ku të përplasin kokën. Flenë edhe pa ngrënë, sikur të hanë një kafshatë bukë. Le ta hanë thatë, por të hanë një kafshatë bukë.

Tani edhe atë, si ka qenë njëherë e një kohë me racione, ha kaq se do hash nesër. Shikojnë shokët që hanë një çokollatë, më këputet shpirti kur i shoh që rrinë mënjanë atje pas murit. Si e mendoni të ardhmen e këtyre fëmijëve?

I lutem Zotit që të më marr mua, mos të shoh gjë. Mos t’i shoh sepse nuk shoh të ardhme. Nuk shoh të ardhme. A mund të mbahen katër fëmijë vetëm nga Migena? Punon një ditë në javë, merr 5 mijë lekë te tjetri. Por, a mund të mbahen fëmijët me kaq?”

Apeli rrëqethës është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, të cilët bëjnë thirrje kushdo që ka mundësi, për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre fëmijëve. Të cilët veç dhim.bjes së humbjes të babait, i duhet të përballen edhe me vua.jtjet mes ftohtit dhe urisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi