Burri i deputetes së PS-së emërohet prokuror në Tiranë!

KLP ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj. Ai u caktua prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhënien e statusit prokurorit Valikaj.

Bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj është emëruar prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka urdhëruar KLP të emërojë prokuror bashkëshortin e ish-ministres Bledar Valikaj. Në 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.

Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.

Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”.

Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.

Tashmë Gjykata Administrative e Apelit e pranoi edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë prokuror. Por me reformën e re të drejtësisë, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Në lidhje me këtë çështje, sot vendosi KLP, e cila e emëroi sërish prokuror Valikajn.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi