Burg 4 grabitësve/ Dëshmia e Fatës: Kambistin e goditëm me levë

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, paraditen e së premtes. Në burg kanë mbetur Elvis Fata, Elbis Berisha, Blenard Hoxha dhe Xhoni Dino

Më herët prokuroria zbardhi dëshminë e Elvis Fata. 35-vjeçari Tafa është një nga personat që u arrestua në flagrancë nga polici rrugor.

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore Fata ka deklaruar se e ka realizuar vjedhjen me dhunë të kambistit në bashkëpunim me Xhoni Didon. Ai thotë se e kishin studiuar vendin ku do grabisnin dhe personin dsa ditë më parë. I riu tregoi gjithashtu të gjithë skenën e grabitjes.

“Të premten dola nga nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-kateshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motor. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipëm në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqezimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni më tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët”,- tregoi Tafa.

I riu tregon ndër të tjera se janë detyruar nga dy persona të tjerë të kryejnë grabitjen, për shkak se iu kishin borxhe. “Për të kryer vjedhjen na kanë shtyrë Elbis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”,- tregoi ai më tej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi