Burdushi lirohet nga burgu

Sot, prokurori i shtetit Fatos Ajvazi i ka kërkuar Gjykatës që Hysri Peqanit – Burdushit t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe prokurori Petrit Kryeziu.

Ai ka thënë se ligjërisht, veprat për të cilat akuzohet Burdushi nuk mund ta mbajnë atë në paraburgim më shumë se 4 muaj pa ngritje të aktakuzës.

“Mund të konfirmoj se prokurori i çështjes ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit, për shkak se veprat penale për të cilat akuzohet ai nuk munden me e mbajtë më shumë se 4 muaj pa ngritje të aktakuzës”, ka thënë Kryeziu.

Prokurori Kryeziu ka thënë se është kërkuar që Burdushit gjithashtu t’i konfiskohet edhe pasaporta.

“Prokurori ka bërë kërkesë që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me paraqitje në stacionin e Policisë si dhe t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit”, ka thënë Kryeziu për Insajderin.

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi