Bulqizë, përroi “ngujon” banorët e lagjes Allmete

Vetem 400 metra larg ndertesës së bashkisë Bulqizë ndodhet një lagje ku banorët mbeten të bllokuar në shtëpi sa herë ka shi.

Ujërat e përroit afër lagjes Allmete, shkojnë drejt shtëpive dhe kanë shkatërruar rrugën. Frika është e madhe për nxënësit e shkollave që rrezikojnë jetën dy herë në ditë në këtë rrugë

Si pasojë e vërshmit të ujit në këtë përrua ka bërë që të dëmtohet edhe ura, e cila lidh fshatin me rrugën nacionale, por që ka rrezikuar edhe drejtuesit e automjeteve. Banorët thonë si nuk do të votojnë derisa të merren masa për pastrimin e përroit dhe të rrugës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi