SHQIPERIA

Bulqizë, mësuesit rikonstruktojnë 3 shkolla

Spread the love

Viti i ri shkollor do të nisë me kushte më të mira infrastrukturore për nxënësit e 3 shkollave në fshatin Lladomericë, Pasin dhe Miresh, në fshatin Ostren të Bashkisë Bulqizë.

Prej vitesh, këta nxënës e zhvillonin mësimin në shtëpi me qira, në kushte shumë të vështira, ndërsa këtë vit ishin vetë punonjësit e zyrës arsimore të Bulqizës që kontribuan financiarisht që mësimi të zhvillohet në kushte optimale.

Kujtim Kërkurti, i Zyrës Arsimore Bulqizë, thotë: “Kemi marrë me qira një ambient dhe specialistët po punojnë me dy turne për ta sjellë si shkollë brenda afatit të përcaktuar”.

Ndërtimi i kësaj shkolle ka bërë të mundur edhe eleminimin e 5 klasave kolektive. Pra, këtë vit nxënësit do të mësojnë në klasat e tyre, jo me nxënës të klasave të ndryshme. Një lajm i mirë si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit./Top Channel/

Related posts

Policia nuk ka automjete. Në Cërrik e Selenicë, vetëm nga një makinë

dritatv

Aksident i rëndë pranë Metalurgjisë në Elbasan!

dritatv

Baza e NATO-s në Shqipëri, shtypi rus: Skema e “Shqipërisë së Madhe”

dritatv

Leave a Comment