Bullgari, shpërthim bombe gjatë ndeshjes CSKA – Levski

Një police bullgare është lënduar gjatë shpërthimit të bombës në hyrje të stadiumit “Vasil Levski” gjatë ndeshjes së rivalëve të qytetit nga Sofja, CSKA dhe Levski.

Bombën artizanale e aktivizoi njëri nga tifozët e klubit Levski. Punonjësja e policisë u plagos rëndë, pasi copëza të xhamit e goditën në fytyrë dhe sy.

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mladen Marinov, deklaroi se, krahas masave të gjera të sigurisë që janë marrë para ndeshjes, nuk kanë mund të parandalojnë shpërthimin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi