Bullgarët e Boboshticës përkujtojnë bashkimin me greqinë

Me rastin e Festës së përvitshme të Greqisë “Dita e Jo-së”, janë mbajtur homazhe në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë.

Si çdo vit është zhvilluar ceremonia, e cila është mbajtur në varet 200-vjeçare të fshatit, në nderim të ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo greke, në vitin 1940.

Përveç banorëve nuk kanë munguar as përfaqësuesit më të lartë të minoritetit, si edhe dhjetera vizitorë te cilet kanë mbërritur nga shteti Grek, enkas me rastin e kësaj feste.

Të pranishmit kanë vendosur kurora të shumta lulesh pranë memorialit të ndërtuar në varret e vjetra të këtij fshati./Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi