Buffon tek PSG, e pengon vetëm UEFA

Gjithçka është gati, Buffon ka pranuar marrëveshjen që i është propozuar nga kampionët e Francës, e do të jetë pjesë e PSG për 2 vitet e ardhshme.

8 milionë euro në sezon do të jetë edhe paga e një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit. Por firma mungon ende, kjo jo për mungesë të dëshirës së lojtarit apo drejtuesve të PSG.

Gjithçka mund të prishet nga masa disiplinore që UEFA mund të marrë ndaj Buffon pas atij gjesti antisportiv në ndeshjen kundër Real Madrid, pas akordimit të penalltisë që solli kualifikimin e madrilenëve.

Masë e cila mund të ndikojë shumë në vendimin e PSG, pasi UEFA mund t’i japë edhe një ndëshkim shembullur ndaj Buffon, duke e penalizuar për shumë ndeshje, apo duke e skualifikuar nga pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm. E nëse këto të fundit do të ndodhnin, padyshim që do ndikonin shumë në vendimmarrje e PSG.

Në ditët e ardhshme pritet të merret edhe vendimi që do të përcaktojë nëse kjo “martesë” do të ndodhë apo jo.

Buffon para pak ditësh deklaroi se nuk do të luante më futboll, e siç theksoi në konferencën për shtyp, të paktën jo më me Juventus, pasi ofertat për të nuk kanë munguar, e mesa duket PSG e ka bindur të luaj për të paktën edhe dy vite të tjera./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi