SPORT

Buffon në Botëror!

Spread the love

Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës, por Gianluigi Buffon po.

Portieri legjendar do të jetë imazhi i kompanisë ajrore ruse “S7 Airlines”. Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “La Stampa”, kapiteni i Juventusit do të xhirojë një spot publicitar për këtë kompani ajrore në datat 14-16 qershor dhe me shumë mundësi do të marrë një ftesë edhe nga FIFA për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Botërorit dhe në ndonjë prej ndeshjeve.

Ndërkaq, në 7 qershor, Gianluigi Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, sport të cilit ai do t’i japë lamtumirën në 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në Allianz Stadium në Torino.

“Tani objektivi im është që të mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, besoj se e meritoj”, u shpreh portieri legjendar i Juventusit dhe përfaqësueses italiane./Top Channel/

Related posts

MLS, Giovinco rezulton lojtari më i paguar. Lë pas edhe Ibrahimoviçin

dritatv

Thohir shet aksionet e klubit amerikan DC United

dritatv

Superiore, Kukësi e Tirana për fitoren me çdo kusht. Luhet edhe Teuta-Kamza

dritatv

Leave a Comment