Bruksel, protestë kundër racizmit

Rreth 200 persona të cilët u mblodhën përpara Pallatit të Drejtësisë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër sulmeve raciste dhe islamofobike të cilët kanë shënuar rritje gjatë periudhës së fundit në vend.

Në protestën e organizuar nga Shoqata për Luftë kundër Islamofobisë në Belgjikë (CCIB) morën pjesë edhe disa politikanë dhe një numër i madh i aktivistëve.

Protestuesit të cilët u mblodhën me sloganin “Mjaft më”, mbanin pankarta me mbishkrime “Nuk është zgjidhje të mbetësh i heshtur”, “Jo deklaratave të urrejtjes”, “Ndaloni racizmin”.

Në deklaratën e lexuar në protestë u lexuan emrat e personave të cilët gjatë periudhës së fundit u janë nënshtruar sulmeve islamofobike.

“Personat të cilët nuk ishin në vende të gabuara në kohë të gabuar, iu nënshtruan sulmeve të njerëzve të mbytur në urrejtje. Nuk mund të pranohet që qeveria të mbetet e heshtur apo të japë deklarata të gabuara pas gjithë këtyre sulmeve”, u tha në protestë.

Protesta përfundoi pas një minutë heshtje për nder të atyre që u janë nënshtruar sulmeve raciste./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi