Brnabiç nuk dorëzohet: Do ta vazhdojmë luftën diplomatike që për Kosovën të diskutohet në KS të OKB-së

 

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se për gjendjen në Kosovë duhet të diskutohet, si edhe deri tash, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se Serbia do të vazhdojë luftën diplomatike dhe bisedimet me aleatët e saj.

Deklarimet e kryeministres serbe vijnë pasi Britania e Madhe, e cila merr kryesimin e KS të OKB, ka paralajmëruar se do të heq mbledhjet e rregullta ku raportohej dhe diskutohej për gjendjen në Kosovë.

Brnabiq, tha në televizionin shtetëror serb RTS, se ka shumë gjëra që Serbia mund t’i bëjë direkt në lidhje me qëllimet e Londrës për të parandaluar mbajtjen e seancave të rregullta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjendjen në Kosovë.

“Ne sigurisht që do të vazhdojmë luftën tonë diplomatike dhe diskutimet me aleatët tanë të përhershëm në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit, kështu që do të shohim se si do të përfundojë”, thotë Brnabiq.

Ajo thekson se qëllimi i Londrës është “politikisht i pasinqertë”.

“Unë se është jo serioze të krijohet një histori për diçka ku nuk duhet të ketë histori. Mendoj se për gjendjen në Kosovë duhet të diskutohet si është diskutohet edhe deri tash në kuadër të Këshillit të Sigurimit”, tha Brnabiq.

Duke komentuar deklaratën e saj se Shtetet e Bashkuara tani e kuptojnë më mirë qëndrimin e Serbisë, kryeministrja tha se “tani kemi një bashkëbisedues të gatshëm për të dëgjuar”.

Në pyetjen se të arrihet deri te konsensusi brenda vendit për çështjen e Kosovës, duke pasur parasysh se idetë që janë dëgjuar këto ditë nuk kanë prodhuar pëlqimin e Kishës dhe politikanëve, Brnabiq tha se është e rëndësishme të dëgjohet të gjitha pikëpamjet e ndryshme përcjell telegrafi. Brnabiq thekson se ajo personalisht preferon të provohet të arrihet te një konsensus nacional.

“Ta kuptojmë seriozitetin e kësaj çështjeje dhe ta kuptojmë momentin në të cilën ne tani e gjejnë veten, sepse kemi një president të guximshëm, president përgjegjës, i cili nuk dëshiron që brezave pas nesh, fëmijëve tanë, nipërve e mbesave, t’ua lë përsëri problemin me të cilin do të përballen për shkak se ne nuk kemi guximin, përgjegjësinë dhe seriozitetin për tu përballuar me këtë problem “, tha kreu i qeverisë serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi