Britania e Madhe, papunësia rritet në nivelin 4,4 për qind

Niveli i papunësisë në Britani në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është rritur në nivelin 4,4 për qind.

Në një deklaratë nga Zyra e Statistikave Kombëtare Britanike (ONS), thuhet se niveli i papunësisë në vend gjatë periudhës tetor, nëntor dhe dhjetor në krahasim me periudhën e mëparshme, nga niveli i regjistruar 4,3 për qind është rritur në 4,4 për qind.

Në deklaratë rikujtohet se niveli i papunësisë në Britaninë e Madhe në periudhën e njëjtë të vitit 2016 ka qenë në nivelin 4.8 për qind. Po ashtu bëhet e ditur se në periudhën 3 mujore të muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar numri i të papunëve në krahasim me periudhën e kaluar (korrik, gusht, shtator) është rritur për 46 mijë dhe ka arritur në 1,47 milionë.

Në anën tjetër theksohet se sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të papunëve në vend në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është 123 mijë më pak.

Në vend të ardhurat, përveç bonusit javor, janë rritur për 2,5 për qind./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi