Britania do të pengojë ardhjen e refugjatëve në vend

Ministria e Brendshme në Britani të Madhe ka kërkuar ndihmë nga flota ushtarake për të penguar refugjatët që mbërrijnë në vend nëpërmjet rrugës detare.

Pas rritjes së numrit të refugjatëve të ardhur në vend nëpërmjet kanalit La Mansh, sekretari i brendshëm Sajid Javid ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për të penguar kalimin e refugjatëve.

Sipas televizionit britanik Sky News, mësohet se me kërkesë të Javid në rajon kundër refugjatëve është dërguar anija patrulluese HMS Mersey që i përket flotës britanike.

Po ashtu njoftohet se Britania për të penguar refugjatët në ujërat e saj territoraiale, ka tërhequr edhe dy anijet e saj të cilat ndodheshin në Mesdhe për pengimin e kalimit të refugjatëve në Greqi.

Ndërsa Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA) ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, njëri britanik dhe tjetri shtetas iranian, me akuzat për trafkim të qenieve njerëzore. Dyshohet se dy personat në fjalë kanë rol në kalimet e refugjatëve të cilët kohët e fundit janë rritur.

Sekretari Javid ndërpreu pushimet e krishtlindjeve dhe u kthye në punë pasi të dielën në pjesën lindore të vendit mbërritën 6 refugjatë iranianë.

Që nga muaji nëntor e deri tani ka arritur në rreth 220 numri i refugjatëve të cilët mbërrijnë në vend pasi kalojnë me gomone kanalin La Mansh, i cili ndodhet mes Britanisë dhe Francës. Po ashtu është bërë e ditur se shumica e refugjatëve përbëhet nga sirianë dhe iranianët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi