Britani, qindra gra vdiqën nga kanceri për shkak të një problemi teknik

 

 

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se një numër i madh i grave të cilat nuk janë thirrur për skanim e kancerit të gjirit për shkak të një problemi kompjuterik, mund të kenë humbur jetën nga kanceri i gjirit.

Ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt gjatë fjalimit në Dhomën e Përfaqësuesve ka thënë se numri i të vdekurve për shkak të gabimit në fjalë është të paktën 135 persona apo më së shumti 270 persona.

Hunt thotë se që nga viti 2009 e deri më tani nuk është dërguar ftesë për skanim të knacerit të gjirit tek 450 mijë gra të grupmoshës 68-71 vjeç. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të një problemi algoritmik në kompjuter.

Ministri Hunt thotë se si pasojë e këtij problemi gratë të cilat do të hyjnë në moshën 70 vjeçare janë përjashtuar nga sistemi në mënyrë automatike dhe se ftesat e nevojshme për skanimin e knacerit të gjirit nuk u janë dorëzuar atyre.

Pritet që gratë tek të cilat nuk kanë arritur ftesat, të identifikohen dhe të thirren në skanim deri në fund të këtij muaji.

Në qendrat e shëndetësisë familjare në Britani ofrohet shërbimi pa pagesë i skanimit të kancerit të gjirit për gratë e grupmoshës 50-70 vjeç.

Këto gra të cilat janë në grup moshën më të rrezikshme për këtë sëmundje, thirren në mënyrë automatike nga sistemi për skanim. Ndërsa shërbimi për grumoshën mbi 70 vjeçare ofrohet në bazë të kërkesës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi