Brindisi, kapen 550 kg marijuanë, një shqiptar e një italian të arrestuar

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe homologëve italianë të Guardia di Finanzas së rajonit të Puljas kanë bërë të mundur përfundimin me sukses të një operacioni që ka goditur një tjetër tentativë për trafik lëndësh narkotike drejt fqinjit të përtej Adriatikut.

Në pranga kanë rënë dy trafikantë, një shtetas italian me inicialet W.F., si dhe shqiptari me inicialet V.B.

Skafi me të cilin po tentohej të trafikohej droga është kapur në Brindisi, e brenda tij u gjetën edhe 550 kg marijuanë.

Hetimet tashmë po vijojnë në të dyja anët e kufirit për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë përpjekje trafikimi ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi