Brenda vitit Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik, Balluku: Synojmë të zgjidhim problematikat

Problematika e shpronësimeve vazhdon ende të mbetet e pazgjidhur në shumicën e projekteve publike që qeveria ka planifikuar por që mbeten të bllokuara për arsyen e mosmarrjes së një zgjidhjeje një pjesë e të cilave përfundojnë edhe në procese gjyqësore.Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike brenda vitit qeveria do të krijojë agjencinë e shpronësimeve me interes publik.

Sipas ministres së infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku kjo strukturë do të japë një zgjidhje të drejtë në vlerësimin e truallit por dhe në shkrutimin e procedurave të dëmshpërblimit të pronarëve.

“Agjensia për shpronësimin per interesit publik do të jenë një agjensi ku do të përqëndrohen të gjitha procedurat e shpronësimeve por sigurisht gjatë krijimit të kësaj agjensie ne do të shikojmë bazën ligjore dhe të gjitha elementët për të vendosur në një kuadër ligjorë të qartë dhe për të krijuar përmes kësaj agjensie të gjitha projekteve mundësinë që të zhvillohen por edhe duke i dhënë pronarëve që do të shpronësohen në mënyrë sa më të shpejt dhe duke i plotësuar dhe kërkesat që kanë mbi truallin e tyre dhe duke arritur për të nxjerrë një produkt të mirë për të gjitha palët.Ky është një process që sot ne kemi gjyqe të hapura përsa i përket vlerësimit të truallit gjë e cila do të marr fund.” tha Balluku.

Aktualisht si pushteti vendor dhe ai lokal kryejnë shpronësime por me ndryshimet e reja që pritet të hyjnë në fuqi kjo agjensi do të mund të lerë të hapur edhe mundësinë e institucioneve që kërkojnë shpronësim për interes publik për të negociuar me pronarët e trualleve. Deklaratat ministrja Balluku i bëri gjatë analizës së performancës të institucioneve që ka në varësi ku vlerësoi punën e bërë nga çdo institucion duke mos shprehur kritika për to.

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Bujqësia hapësinore, Sera në orbitën e Tokës për të kultivuar domate!

Këto domate nuk do të hahen asnjëherë, por 16 kamera do të monitorojnë rritjen e tyre dhe do të jenë jashtë kësaj bote, në...

Organizata e Bashkëpunimit e Shangait apelon për bashkëpunim më të madh

Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (SCO) ka adoptuar Deklaratën e Bishkekut duke bërë thirrje për bashkëpunim më të madh midis vendeve anëtare. Pas fjalimeve të...

Fshati pa ujë në Fier

  Banorët e Çervenit në Fier e mbushin ujin me kafshë shtëpiake nga fshati fqinj. Rreth 200 familje paguajnë aforfe faturën e ujit të pijshëm, edhe...

Së fundi

MPB – Vazhdon procesi i dëbimit të luftëtarëve të huaj terroristë

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se ka dëbuar11 luftëtarë të huaj terroristë shtetas francezë.

Protestë në Madrid, mijëra njerëz dalin në shesh kundër abortit

Në Madrid mijëra njerëz kanë protestuar kundër abortit të fëmijëve pasi me ligjin e ri tani aborti do lejohet deri në javën e 14-të...

Në Shkup organizohet aktivitet me rastin e 23 Prillit

Me rastin e festës së Turqisë 23 Prilli, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, në shkollën fillore në gjuhën turke Tefejuz në Shkup u...