Brenda tri vitesh, DEASH shkatërroi 116 fshatra në jug të Kirkukut

Organizata terroriste DEASH që nga vitit 2014 ka shkatërruar 116 fshatra në jug të Kirkukut në Irak, njoftoi guvernatori i kësaj province.

“DEASH-i shkatërroi 116 fshatra në periudhën mes viteve 2014-2017 në Kirkuk”, tha guvernatori Rakan Sait për AA.

Sait theksoi se mijëra fshatarë ende vazhdojnë jetën në qytetet tenda të ndërtuara në afërsi të qendrës së Kirkukut dhe shtoi se jugu i Kirkukut është rajoni më i dëmtuar nga DEASH-i në Irak.

Ai u shpreh se dhjetra fshatra janë privuar nga energjia elektrike, uji, kanalizimi, arsimi dhe shërbimet shëndetësore.

“Fshatarët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Duket e pamundur që banorët të kthehen pa riparimin e fshatrave me infrastrukturë të shkatërruar. Ndërkaq, për riparim absolutisht nevojitet mbështetja e shtetit”, tha Sait./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi