Brenda Beirutit/ Imazhet rrënqethëse tregojnë situatën kaotike pas megashpërthimit, 300 mijë të pastrehë

Këto imazhe që të lënë pa fjalë tregojnë shkallën e tmerrshme të shkatërrimit që megashpërthimi la pas në Beirut, por jo vetëm aq, la edhe 100 viktima dhe 300 mijë njerëz tashmë janë të pastrehë.

Fotografitë nga qyteti tregojnë rrugë të tëra të cilat duken të shkatërruara.

Theksojmë se deri më tani është raportuar se së paku 100 persona kanë ndërruar jetë gjersa katër mijë janë të lënduar.

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme – mërkure, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Aksidentet rrugore me viktima, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Viti 2018 ka nisur keq për sa i përket aksidenteve rrugore. Instituti i Statistikave, pak ditë më parë, raportoi se në janar të këtij...

Italia mund të zgjasë deri në 31 dhjetor Gjendjen e Jashtëzakonshme Shëndetësore

Duket se hija e Covid në Itali do të shtrihet deri në fund të vitit. Kryeministri Giuseppe Conte ka deklaruar se vendi po shkon drejt...

Rusia dhe Egjipti do të diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, do të diskutojë me zyrtarët egjiptianë për perspektivat e bashkëpunimit...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...