Bregu Perëndimor, 11 palestinezë të plagosur gjatë protestave për Kudsin

Njëmbëdhjetë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat në Bregun Perëndimor të okupuar kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Palestinezët sot sërish kanë protestuar kundër vendimit të SHBA-ve në qytetet Ramallah, Tulkerem, El-Halil (Hebron) dhe Nablus të Bregut Perëndimor.

Sipas një njoftimi nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës, 11 palestinezë janë plagosur me plumba gome dhe ndërhyrje të tjera të ushtarëve izraelitë. Në njoftim po ashtu thuhet se 59 palestinezë janë ndikuar nga gazi lotsjellës.

Më 6 dhjetor, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Kudsit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit.

Qindra palestinezë janë plagosur në incidentet me forcat izraelite në Kudsin Lindor, vende të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe kufirin e Gazës, që kur Trump shpalli vendimin për Kudsin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi