Bregu i Lumit/Banorët nxirren nga banesat me gaz lotsjellës(VIDEO)

Për të dëbuar nga shtëpitë e tyre banorët që po bëjnë rezistencë te Bregu i Lumit, policia ka përdorur gaz lotsjellës. Kështu konfirmon për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat që ndodhet aktualisht në vendngjarje.

Po sipas saj deri më tani të paktën tre banorë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, 76-vjeçari Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit, pas plagëve të marra në kokë dhe shtetasit Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.

Ndërkohë në një video të shpërndarë nga Partia Demokratike shihet qartë momenti kur gazi përhapet mbi shtëpitë e Bregut të Lumit. PD pretendon gjithashtu se gazi është hedhur që në orën 06:00 të mëngjesit për t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë e për të vijuar prishja e banesave me fadroma.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi