Brazili nuk pranon surpriza! Neymar dhe Firmino eliminojnë Meksikën

Meksika nuk ka arritur të bëjë surprizën e radhës në Botërorin e Rusisë, duke u eliminuar nga Brazili.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën brazilianët treguan se janë ata 5 herë kampionët e botës.

Neymar në minutën e 51 dhe Firmino në fundin e takimit, arritën të thyejnë Meksikën, duke kualifikuar për në çerekfinale Brazilin.

Tashmë “Selecaos” i duhet të presë fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni në mbrëmje për të mësuar kundërshtarin e çerekfinaleve./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi