Brazil: mbi 50 mijë vdekje dhe 1.084 milion infeksione

Me 632 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, Brazili ka tejkaluar 50,000 vdekje nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, në ditën e fundit u regjistruan edhe 17304 infeksione të reja duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 1.084 milion.

Brazili është vendi i dytë në botë përsa i përket viktimave dhe infeksioneve kurse në vendin e parë ndodhen SHBA.

Sipas të gjitha vlerësimeve, numrat e Covid-19 në Brazilin me 210 milionë banorë duhet të jenë shumë më të larta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi