Brazil, 21 të vdekur në përpjekjen për arratisje nga burgu

 

 

 Të paktën 21 persona humbën jetën në një përleshje të armatosur që shpërtheu gjatë përpjekjes për arratisje masive nga një burg në shtetin brazilian Para.

Sekretariati për Siguri Publike dhe Mbrojtje në Para (SEGUP) njoftoi se një grup i armatosur u përpoq të hidhte në erë murin e jashtëm me eksploziv dhe të mundësojë ikjen masive të të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë Santa Isabel.

Të paktën 21 persona mbetën të vrarë në përleshjen e armatosur ndërmjet forcave braziliane të sigurisë me të burgosurit dhe mbështetësit e tyre.

Në mesin e të vdekurve është të paktën një roje burgu dhe pesë janë plagosur rëndë.

Mediat lokale raportojnë se bilanci i viktimave në përleshje është shumë më i lartë se sa është raportuar fillimisht.

Në burgun Santa Isabel, dënimet vuajnë 3.400 të burgosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi