Brazi, gjenden të vdekur në qeli 40 të burgosur

Të paktën 40 të burgosur janë gjetur të varur brenda qelive të tyre në katër burgje të ndryshme në shtetin Amazonas të Brazilit. Të burgosurit u gjetën të vdekur të hënën.

Të gjithë trupat, të cilët u gjetën gjatë inspektimeve rutinë, kishin shenja asfiksimi, thanë zyrtarët.

Dhuna e së hënës erdhi një ditë pasi 15 të burgosur u vranë gjatë përleshjeve në burg në Manaus.

Zyrtarët e burgjeve thanë se viktimat i përkisnin të njëjtit grup trafikimi droge dhe se ishin vrarë për shkak të një përçarjeje të brendshme të bandës.

15 të burgosur vdiqën në burgun Anísio Jobim kur të burgosurit filluan të përlesheshin me njëri-tjetrin.

Disa u therën me furça dhëmbësh të mprehta ndërsa të tjerët u mbytën.

Dhuna shpërtheu gjatë orëve të vizitave dhe nëna e një të burgosuri e përshkroi atë si “kaos total”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi